Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, deklaron se LDK-ja u ka thënë atyre që të mos i kritikojnë pasi kjo iu prish mundësinë e koalicionit paszgjedhor.
“E para: pse po kanë frikë nga kritikat tona e s’po kanë frikë të kopjojnë frazat e premtimet tona.
“E dyta: a i bie kjo që nëse ne i kritikojmë ata shkojnë me PDK? Pas 30 gushtit, gjithçka është qartësuar andaj secili subjekt duhet të marrë përgjegjësitë e veta”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.