Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e dobët të pandemisë, si dhe procesin vaksinimit nga 24 mijë dozat e para, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se që fillimi i vaksinimit deri më tash 22 mijë persona janë vaksinuar, që sipas tij i bije 603 persona në ditë.
Haxhiu ka thënë me këtë ritëm Kosovë i duhen 10 vjet për ta vaksinuar popullatën.
Për 22 mijë të vaksinuar në Kosovë mesatarisht prej fillimit, 603 persona janë vaksinuar në ditë dhe me këtë ritëm i duhen 10 vjet për ta vaksinuar krejt popullatën”, tha Haxhiu.