Haxhiu në Tiranë takohet me ish-ministren Gjonaj, diskutohet Reforma për Drejtësi

Prishtinë | 02 Nën 2024 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, u takua edhe me ish-ministren e Drejtësisë së Shqipërisë Etilda Gjonaj, dhe me deputeten Klotilda Bushka-Ferhati.

Sipas nja njoftimi nga ana e ministrisë, në takimin me Gjonaj, Haxhiu diskutoi rreth progresit të arritur në reformën në drejtësi, sfidat dhe problemet që e kanë përcjellë këtë proces praktikat e mira të Shqipërisë dhe të Kosovës.

“Nga përvoja e saj si ish Ministre e Drejtësisë, diskutimi me deputeten Gjonaj ishte dinamik dhe shumë frytdhënës. Ministrja Haxhiu gjatë takimit adresoi edhe hapat e rëndësishëm të Kosovës sa i përket adresimit të rasteve të dhunës në familje, zbatimin e Konventës së Stambollit si dhe veprimet e ndërmarra në fushën e parandalimit, emancipimit dhe adresimit të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, gjatë takimit me Bushka-Ferhati, u diskutua rreth bashkëpunimit të shkëlqyer në procese të rëndësishme për Kosovën, sistemin e drejtësisë, Reformën në Drejtësi.

“Ministrja Haxhiu falënderoi Kryetaren e Komisioni të ligjeve, znj. Bushka Ferhati për rekomandimet dhe ndihmën e pakursyer që i ka ofruar Kosovës edhe në raport me nismat për Reformë në sistemin e drejtësisë dhe rrugën për të jetësuar këto nisma sidomos në raport me Komisionin e Venedikut. Në takim u diskutua edhe për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet dyja vendeve në fushën e profesioneve të lira si dhe implementimin dhe progresin që është shënuar në raport me to”.

Të ngjashme