Haxhiu nënshkruan vendimet për fillimin e ushtrimit të detyrës për 88 noterë

Prishtinë | 26 Mar 2025 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka nënshkruar sot vendimet për fillimin e ushtrimit të detyrës për 88 noterë.

Haxhiu ka thënë se ata do të fillojnë ushtrimin e detyrës së noterit nga data 7 prill.

“Pas përfundimit të trajnimeve 6 mujore, sot kam nënshkruar vendimet për fillimin e ushtrimit të detyrës për 88 noterë nga data 7 Prill 2025. E falenderoj Odën dhe trajnerët për bashkëpunimin dhe të gjithë noterëve ju uroj punë të mbarë duke kërkuar zbatim të kompetencave në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka shkruar Haxhiu.

Të ngjashme