Haxhiu: Nga data 9 shkurt do të krijohet një realitet i ri dhe më i mirë për Kosovën

Prishtinë | 05 Shk 2025 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se mbrëmë ka zhvilluar një takim frymëzues në Lagjen Mehaj në Prekaz të Poshtëm dhe në Polac, vend ky që siç është shprehur Haxhiu vazhdon të ndjehet dashuria për atdhe e Hasan Prishtinës dhe Tahir e Nebih Mehës, raporton Ekonomia Online.

“Në këto takime morëm energji dhe besim se nga data 9 shkurt do të krijohet një realitet i ri dhe më i mirë për Kosovën. Këto takime na motivuan dhe na vërtetuan edhe më shumë se jemi në rrugën e duhur drejt fitores së PDK-së dhe Kryeministrit, z. Bedri Hamza”, ka shkruar Haxhiu.

Të ngjashme