Haxhiu: Nga tash, dhunuesit do të kenë hallka elektronike

Prishtinë | 25 Kor 2024 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se dhunuesit do të monitorohen me hallka elektronike.

Sipas Haxhiut, mbikëqyrja tani do të jetë më e lehtë e qytetarët do të jenë më të sigurt, teksa shtoi se hallkat elektronike do të jenë siguri më e madhe për vajzat dhe gratë që janë viktima të dhunës.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur që Ministria e Punëve të Brendshme ka arritur të nënshkruaj kontratën me Operatorin Ekonomik me qëllim të zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike”.

“Mbikëqyrja tani do të jetë më e lehtë e qytetarët më të sigurt. Hallkat elektronike do të jenë siguri më e madhe për vajzat dhe gratë viktima të dhunës, dhunuesit do të monitorohen e rrjedhimisht nuk do të kenë mundësi t’u ofrohen atyre”, shkroi Haxhiu.

Tutje, ajo kritikoi qeveritë e kaluara se pavarësisht që, sipas saj, më 1 korrik të vitit 2015 kishte hyrë në fuqi Ligji për Mbikëqyrjen Elektronike, asnjë qeveri s’e kishte marrë mundin ta zbatonte.

Të ngjashme