Lëvizja Vetëvendosje po kërkon nga qytetarët 500 mijë vota. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar këto vota nga qytetarët nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Ekonomia Online.
Madje, ajo ka treguar dhe arsyen pse një fushatë e tillë ka filluar nga VV-ja në rrjete sociale.
Sipas Haxhiut qëllimi është që të mundet në këto zgjedhje “Lista serbe e elita e vjetër e korruptuar”.
“500 mijë vota është pragu për pavarësi nga Lista serbe e elita e vjetër e korruptuar. Është fuqia për të vazhduar reformën tonë të thellë përpara. VVazhdojmë garën për 500k vota.”, ka shkruar Haxhiu.