Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu e ka quajtur Kryeministrin Kurti “filozof të vonuar në histori”.
Kjo deklaratë e tij erdhi pas deklaratave të Kurti në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni gjatë ditës së djeshme.
“Tolerimi i retorikës nacionaliste dhe shoviniste serbe në forumet ndërkombëtare është i papranueshëm, këtë duhet ta thonë me zë të lartë liderët evropian”, ka shkruar mes tjerash Haxhiu.
Shkrimi i plotë:
Is it stupidity or ignorance?!
Është budallaki apo injorancë?!
Kur një populli 94% pro evropian Evropa i vendos sanksione për shkak të një filozofi të vonuar në histori?!
Tolerimi i retorikës nacionaliste dhe shoviniste serbe në forumet ndërkombëtare është i papranueshëm, këtë duhet ta thonë me zë të lartë liderët everopian.
Nga nacionalizmi dhe shovinizmi serb ka pësuar rajoni.