Haxhiu njofton mbështetje nga qeveria për gratë që janë të burgosura

Prishtinë | 10 Jan 2025 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka thënë se viti 2025 të jetë një vit që do t’iu dedikohet plotësisht grave dhe vajzave të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Viti 2025 të jetë një vit që do të ju dedikohet plotësisht grave dhe vajzave të Kosovës. Kemi ndërmarr veprime që ndikojnë më mënyrë indirekte. Kemi ndërmarr shumë veprime përveç strategjisë, kemi mundësuara ndihmë juridike falas për gratë dhe vajzat viktima të dhunës. Kemi ashpërsuar dënimet në kodin penal në rastet e dhunës në familje dhe dhunën në baza gjinore”, tha ajo.

Ajo theksoi se duhet ta vazhdojmë punën dhe angazhimin pa u ndalur.

“Janë mbështetur vajzat me bursa, mbështetje për gratë që janë të burgosura. Në ekonomi përmes subvencionit për paisje efiçience, masa të tjera që ndërlidhen me punësimin e grave. Në këtë vit do të angazhimin të lartësojmë kontributin e grave në shoqëri, është angazhim konkret për fuqizimin e grave dhe vajzave. Këto do të realizohen nga mbështetja institucionale”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja Haxhiu po ashtu në këtë konferencë ka njoftuar se qeveri ka ndarë 100 mijë euro familjarëve të veprimtarit të vrarë Enver Hadri, për vrasjen e të cilit ka rifilluar një proces gjyqësor në Bruksel.

Ajo tha se në Belgjikë ka nisur procesi ndaj serbëve të akuzuar për vrasjen e Enver Hadrit, dhe se është pranuar ankesa e të akuzuarve, prandaj duhet ofruar mbështetje për familjen.

Të ngjashme