Nënkryetarja e Kuvendit nga VV-ja Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka hedhur fajin tek partitë e tjera që nuk pranuan të ketë një seancë, ku do të hidhej buxheti për RTK-në, po ashtu buxhetin për tri komuna dhe buxhetin për 2026-tën, raporton Ekonomia Online.
Ajo madje tha se në mbledhje pa vetëm kapriço politike.
“Besoj që të gjithë pajtoheni që nuk ka pasur një rast të tillë në të kaluarën… Kuvendi i Kosovës duhet ta marr përgjegjësin në raport me situatën. Për ne është e pa pranueshme që punëtore e RTK të mbeten pa paga me një kontribut të vogël të deputetëve kjo çështje do të mund të adresohej. Është buxheti për tri komunat dhe e treta buxheti për vitin 2026. Unë pashë kariço politike, në vend se në situatë aktuale të ishin gjithë të unifikuar, të paktë sot është dashur që të ketë vullnet të dëshmuar. Ky nuk është buxhet i VV as i Kurtit, me vjen keq për sjelljen e tyre. Më vend të qasjes konstruktive ne u ballafaquam me destruktivitet”,tha ajo.
Ajo para mediave ka folur edhe se mund të ketë dy palë zgjedhje të jashtëzakonshme paralamentare.
“Besoj se të gjithtë pajtoheni nuk ka pasur një rast të tillë të ngjajshëm në të kaluarën, pra nuk ka pasur një rast të tillë ku Kosova përballet ndoshta me jo vetëm me një palë zgjedhje të jashtëzakonshme, dhe këtu nuk e kam fjalën për balotazhin, por për zgjedhje të jashtëzakonshme, por në anën tjetër zgjedhje po ashtu të jashtëzakonshme nëse nuk arrijmë të kemi dakordim për presidentin/en e vendit, pra për emrin e përveçëm, dhe në këto rrethana natyrisht që Kuvendi Kosovës duhet ta marrë përgjegjësinë në raport me situatën. Pra janë tri çështje që u përmenden edhe nga kryetari i Kuvendit, së pari është buxheti për RTK-në, për neve është e papranueshme që punëtorët e RTK-së të mbesin pa paga me një kontribut të vogël të deputeteve te Kosovës, kjo çështje mund të anashkalohet”, u shpreh Haxhiu.
Haxhiu theksoi se buxheti nuk është i Albin Kurtit e as i Vetëvendosjes.
“Së dyti, buxheti për tri komuna, Prishtinë, Zubin Potok, dhe Gjilan. Buxheti mund të shfrytëzohet deri në shkurt 26, dhe nëse s’ka smundemi më shunë se 26. Tash nëse ne do të kemni prap zgjedhje të reja në pranvere, sdo te kemi as buxhet për zgjedhje, nëse ne sbiem dakord për Presidentin. Pash çasje destruktive nga Nënkryetar. Në vend se të gjithë të ishin të unifikuar. U përpiqëm maksimalisht të jemi konstruktiv. Në rrethana kur skem iqeveri, dhe ende sdimë se si do të jteë veprimi i Presidentes ,të paktën sot është dashur të ketë vullnet politik për t’i tejkaluar këto çështje. Ky nuk është buxhet i Albin Kurtit, i ftoj të reflektojnë, sepse bëhet fjalë për qytetarët. Më vjen keq për sjelljen e tyre. Nuk imponuam seancë”, tha Haxhiu.
