Haxhiu pas publikimit të mesazheve të LDK-së: Prokuroria të hetojë edhe anëtarët

Prishtinë | 31 Mar 2025 | 21:37 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të bisedave të grupit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në aplikacionin “Viber”.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka kërkuar nga Prokuroria të ndërmarrë masa të menjëhershme dhe të nis hetimet.

Postimi i plotë:

PZAP dhe Gjykata Supreme e kanë pasur për detyrë ruajtjen e vullnetin të qytetarëve, megjithatë, ndonëse ishin të vetëdijshëm për skemën kriminale përmes votave me postë, ata refuzuan qëllimisht të kryenin detyrat e tyre. Ata mbyllën sytë përballë këtij krimi.

Prokuroria duhet të veprojë me urgjencë dhe të zgjerojë hetimet edhe ndaj anëtarëve të Kryesisë së LDK-së dhe ndaj ekipit të përfshirë në këtë skemë kriminale dhe të sjellë para drejtësisë çdo person të përfshirë në këtë krim.

Vullneti i qytetarëve duhet të mbrohet me çdo çmim!

Të ngjashme