Haxhiu pasi dështoi të zgjidhet kryeparlamentare për të gjashtën herë: Shpresoj në reflektimin e opozitës

Prishtinë | 29 Pri 2025 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja e VV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, shpreson në reflektimin e opozitës, pasi dështoi të zgjidhet kryeparlamentare për të gjashtën herë, raporton Ekonomia Online.

”Kuvendi duhet të konstituohet. Shpresoj në reflektimin e opozitës“, ka thënë Haxhiu shkurtimisht para gazetarëve.

Ndryshe sot për të tetën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta konstituojë legjislaturën e re. Kandidatja e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu nuk i ka siguruar votat e nevojshme, ku në votim e sotëm, 54 deputetë votuan në favor të Haxhiu, 44 ishin kundër dhe tre abstenuan, duke mos arritur kështu pragun e 61 votave të nevojshëm

Të ngjashme