Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka komentuar betimin e kryetarëve të rinj në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, për çka thotë se nga një vend i bombave, është shndërruar në një vend ku jetohet qetësisht.
“Një normalitet dikur shumë i nevojshëm, i arritur sot në Mitrovicën e Veriut. Nga një vend i bombave, përplasjeve e sulmeve nga grupet kriminale, është shndërruar në një hapësirë ku jetohet qetësisht. Mbledhjet e Kuvendit Komunal po zhvillohen me normalitet të plotë, ashtu siç e kërkon rendi, jo vetëm njerëzor, por edhe kushtetues”, ka shkruar Haxhiu.