Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave nga janari i vitit të ardhshëm për sektorin publik.
Ai ka thënë se përvec që rritja prej 55 eurove nuk janë të mjaftueshme, po ashtu ai thotë se Qeveria veproi në kundërshtim me ligjin.
Postimi i plotë:
“Rritja” e pagave në sektorin publik në vlerë 55€ përveç që nuk plotëson nevojat e shërbyesve civil është në kundërshtim me Ligjin Nr.08/L-196 Për Pagat në Sektorin Publik, Nenin 42, Pragrafi 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji ndalohet çdo ndryshim në strukturën, komponentët apo nivel eat e koeficienteve të pagave.
Gjithashtu ky vendim i Qeverisë Kurti është në kundërshtim me AKTGJYKIMIN e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave të datës 24.01.2024, Nr. ref.AGJ 2316/24.
Ndryshimi i koeficientëve mund të bëhet vetëm me ndryshim të Ligjit dhe jo me vendim të Qeverisë, ndërsa vlera e koeficientit miratohet me Ligjin për Buxhetin e Kosovës.
Qeveria Kurti nuk zbatoi Aktvendimi e Gjykatës Kushtetuese dhe tani ndryshoi koeficentët me vendim duke shkel Ligjin.
Pse Qeveria nuk e zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të permirësojë dallimet në koeficentët e pagave deri me 3 Gusht 2024?
Mijëra kërkesa të zyrtarëve publik për koeficientët janë refuzuar nga Qeveria Kurti me arsyetimin se koeficentët nuk mund të ndryshohen pa ndryshim te Ligjit.
Mashtruesi vazhdon me mashtrime, shkelje te ligji e mos zbatim te Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.