Haxhiu përjashton çdo mundësi që emri i saj të jetë për presidente: Jam kryetare e Kuvendit

Prishtinë | 02 Mar 2026 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu ka thënë se emri i saj as si kandidate për presidente as nuk është përmendu e as nuk do të përmendet, raporton Ekonomia Online.

“Unë edhe një herë, njësoj si gazetari më herët, ju ftoj që për qëndrimet e Vetëvendosjes për emra të përveçëm, për çështje që ndërlidhen me atë se çka ka thënë Kryeministri Kurti, e gjeni grupin parlamentar një kat më poshtë. Unë fola shumë këtu, më shumë për përgjegjësinë që ka Kuvendi i Republikës së Kosovës. Mund të mos jetë e lehtë as për ju as për mua, por unë duhet ta kryej detyrën time. Jam kryetare e Kuvendit, i falënderoj deputetët për mbështetjen, as nuk është përmendur, as nuk do të përmendet”, tha ajo.

Të ngjashme