Gazetari dhe opinionisti politik, Baton Haxhiu, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ishte i vetmi kundërshtim argumentues që të mos themelohet Gjykata Speciale.
Haxhiu tha se arsyet e VV-së për ta kundërshtuar këtë gjykatë mund të jenë të ndryshme, por ajo ka marrë qëndrim të qartë kundër.
“Pa marrë parasysh se çfarë arsye VV ka qenë kundër, mund të kenë qenë kundër për arsye që nuk i dimë, por përveç VV-së që ka pasur artikulim, një pjesë e madhe e qytetarëve kanë qenë pro gjykatës speciale. Vetëm VV ka dhënë qëndrime publike se përse s’duhet të formohet Gjykata Speciale”, ka thënë Haxhiu në T7.
Baton Haxhiu tha se ka qenë kërkesë amerikane nga autoritetet e larta të ShBA-së themelimi i kësaj gjykate. Ai tha se kjo kërkesë erdhi veçanërisht ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton dhe presidenti aktual, Joe Biden.
“Ke pasur emra të përveçëm ‘të dënuar’ brenda një gazete dhe koncepti politik që kanë folur për krime, por s’është arsyeja kjo pse është formuar Gjykata Speciale, por marrëveshja që e ka bërë Presidenti i SHBA-së, dhe ka dashur me çdo kusht pastrimin e imazhit të UÇK-së. Hillary Clinton dhe Biden kanë bërë gjithçka që Gjykata Speciale të formohet”, ka thënë ai.
Haxhiu ka deklaruar se ai personalisht ka qenë që Gjykatën ta formojë Këshilli i Sigurimit, para miqve dhe aleatëve të Kosovës.