Haxhiu pret në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë, diskutohet për marrëdhëniet mes dy vendeve

Prishtinë | 15 Nën 2023 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë, Petrit Malaj.

Ministrja Haxhiu i ka uruar mirëseardhje në Kosovë ambasadorit Malaj, duke e uruar atë njëkohësisht edhe për detyrën e re.

“Gjatë takimit të ngrohtë, u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe për marrëveshjet e përbashkëta në shumë fusha”, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë.

Tutje, ministrja Haxhiu e ka njoftuar ambasadorin për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë e që ndërlidhen me reformën në drejtësi, pako kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhuna në familje dhe adresimin e krimeve të luftës.

Ndërsa, ambasadori Malaj e ka konfirmuar vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë, përkushtimin dhe angazhimin e tij në arritjen e rezultateve të përbashkëta ndërmjet dy vendeve.

Të ngjashme