Ekonomia Online
FUNDIT

Haxhiu pret në takim Shefen e Zyrës së KE-së, flitet edhe për zhvillimet politike në vend

Haxhiu pret në takim Shefen e Zyrës së KE-së, flitet edhe për zhvillimet politike në vend

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey. Në komunikatë thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin me institucionet evropiane dhe rëndësinë e avancimit të reformave demokratike dhe të sundimit të ligjit. […]

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey.

Në komunikatë thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin me institucionet evropiane dhe rëndësinë e avancimit të reformave demokratike dhe të sundimit të ligjit.

“Kryetarja Haxhiu theksoi përkushtimin e Kuvendit për forcimin e institucioneve demokratike dhe për thellimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian’, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme