Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në një takim zyrtar, Komisioneren për të Drejtat e Njeriut në KE, Dunja Mijatoviç, me ç’rast diskutuan për reformat e nisura nga Ministria e Drejtësisë.
Ministrja Haxhiu e njoftoi Komisioneren Mijatoviç për punën që është bërë deri tani në kuadër të reformës në drejtësi si dhe me politikat që avancojnë të drejtat e njeriut si dhe veprimet që janë ndërmarrë në adresimin institucional të dhunës në familje dhe krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë si dhe punën gjithëpërfshirëse në kuadër të strategjisë për drejtësi tranzicionale.
Ministrja Haxhiu përmendi edhe Kodin Civil si një dokument të rëndësishëm në avansimin e të drejtave të njeriut si dhe tregoi rëndësinë që ka për vendin dhe qytetarët anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, me ç’rast përveç tjerash kjo do të ndikonte edhe në përmirësimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë, duke krijuar kushte më të përshtatshme për të implementuar praktikat më të mira rrjedhimisht ngritjen e standardeve të respektimit të të drejtave të njeriut.