Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka reaguar në lidhje me fillimin e mësimit nëpër shkolla në Kosovë.
Ai ka thënë se qeveria dhe komuna duhet të koordinohen dhe të menaxhojnë më mirë situatën.
Haxhiu ka propuzuar që mësimi nëpër klasa të zhvillohet me 15 nxënës.
“Duke qenë se kjo situatë kërkon organizim dhe koordinim në dobi të nxënësve, Qeveria e Kosovës, MASHT- i dhe Drejtoritë komunale duhet urgjentisht ta shfrytëzojnë tërë infrastrukturen shkollore për mbajtjen e mësimit me nga 14-15 nxënës në klasa”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ky është shkrimi i plotë i tij:
Që nga fillimi i muajit mars kur në Kosovë u shpall gjendje e pandemisë Covid-19, u mor vendim që të nderpritet mësimi në shkollat e Kosovës në të gjitha nivelet.
Pas një kohe MASHT-i filloi mbajtjen e mësimit në platformen online.
Kjo formë siç po shihet nuk ka qenë e frytshme edhe pse çmoj kontributin e mësimdhënsve por nuk rezulton me mësimnxënie.
Duke qenë se kjo situatë kërkon organizim dhe koordinim në dobi të nxënësve, Qeveria e Kosovës, MASHT- i dhe Drejtoritë komunale duhet urgjentisht ta shfrytëzojnë tërë infrastrukturen shkollore për mbajtjen e mësimit me nga 14-15 nxënës në klasa.
Kjo është e mundur sepse Kosova posedon objekte shkollore të mira dhe moderne.
Tashmë u bë e ditur që mësimi do të fillojë me 14 shtator.
Uroj që nxënësit në Kosovë ta vazhdojnë procesin mësimor duke ju permbajtur rregullave të IKSHP-së, dhe falë mësimdhënsve të dalin sa më mirë nga kjo situatë, se sa për qeverite qe të dyja dështuan në çdo aspekt menaxhimin e pandemisë.
Mësimdhënësit edhe në kohë lufte nuk na i lanë fëmijët pa mësim e lëre më tani në këtë kohë kur mund të organizohet çdo gjë shumë lehtë dhe me sukses.
Për këtë duhet vetëm menaxhim i mirë dhe profesional.