Haxhiu reagon pas ndalimit për 48 orë të aktivistes Neri Ferizi që protestoi për vrasjen e Hamide Magashit

Prishtinë | 03 Dhj 2022 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar në profilin e saj zyrtar lidhur me mbajtjen për 48 orë të aktivistes Neri Ferizi e cila kishte marrë pjesë në protestën e organizuar për rastin e vrasjes së Hamide Magashit.

Haxhiu ka thënë se aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e tyre të plota për të protestuar ndaj çdo institucioni, derisa ka adresuar kritika për prokuorin, duke thënë se ndjek aktivistët derisa toleron kriminelët dhe të korruptuarit.

“Prokurori që përndjekë aktivistët dhe toleron kriminelët e të korruptuarit.
Aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e plota qytetare për të protestuar ndaj çdo institucioni”, ka shkruar Haxhiu.

Të ngjashme