Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vrasja e të riut Lulzim Fejzullahu nga dy bashkëmoshatarë të tij është ngjarje që ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në një shkrim në Facebook, Haxhiu tha se është tmerrues fakti kur dëgjon për humbjen e jetës së një të riu, aq më shumë kur jeta e tij merret dhunshëm, në mënyrë totalisht të pamëshirshme.
“Kjo ngjarje tronditëse prekë në ndërgjegjet tona qytetare dhe tërheqë alarm institucional, për edukim të mirëfillt të fëmijëve. Sikur ky lajm të mos mjaftonte, disa media publikuan edhe pamjet brutale të këtij akti, pamje të cilat nuk mund të jenë të dobishme për askë veçse për Pokurorinë”, tha ajo.
POSTIMI I PLOTË:
Vrasja e të riut Lulzim Fejzullahu nga dy bashkëmoshatarë të tij është ngjarje që ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës.
Është tmerrues fakti kur dëgjon për humbjen e jetës së një të riu, aq më shumë kur jeta e tij merret dhunshëm, në mënyrë totalisht të pamëshirshme.
Kjo ngjarje tronditëse prekë në ndërgjegjet tona qytetare dhe tërheqë alarm institucional, për edukim të mirëfillt të fëmijëve.
Sikur ky lajm të mos mjaftonte, disa media publikuan edhe pamjet brutale të këtij akti, pamje të cilat nuk mund të jenë të dobishme për askë veçse për Pokurorinë.
Nga njëra anë mungesë e theksueshme e emisioneve edukative, emancipuese, dhe në anën tjetër me nxitim shpërndarje të pamjeve të dhunës e vrasjeve. Kjo nuk është në rregull dhe si e tillë nuk mund të pranohet.
Për vrasjen e Lulzimit drejtësia duhet të veprojë dhe dorasët duhet të marrin dënimet e meritore.
I ndjeri Lulzimi, u prehtë në paqe!
Ngushëllime familjarëve dhe shoqërisë së tij!