Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidate për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka refuzuar të komentojë për raportimet që lidhen me përfshirjen e mundshme të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit në tregun e energjisë, raporton Ekonomia Online.
“Besoj që e keni parë çka ka shkruar Dalipi në Facebook, nuk kam asgjë për t’i shtuar,” tha shkurt Haxhiu para gazetarëve.
Ajo konfirmoi gjithashtu se pagën e ka marrë në cilësinë e ministres së Drejtësisë dhe shtoi se kjo është bërë transparente nga vetë institucionet dhe mediat.
“Sa i përket pagave unë jam paguar si ministre e Drejtësisë, këtë e kemi bërë publike, mund të kërkoni qasje edhe në pagat e kabinetit qeveritar, këtë tashmë e ka bërë një nga televizionet me sa di”