Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shpërndarë certifikatat për 96 kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës, raporton Ekonomia Online.
Haxhiu me këtë rast të certifikuarve i’u bërë thirrje që kudo që të orientohen të punojnë më përkushtim profesionalizëm, ndershmëri e etik, e tërë kjo sipas saj, me qëllim të përmirësimit të sistemit të drejtësisë.
“Certifikimi i sotëm dhe atë i merituar qëndron në hapjen e mundësive të reja në veçanti në atë të ushtrimit të pozitave publike peshë e së cilës do të përkthehet në kontributin tuaj të çmueshëm në përmirësimin e infrastrukturës, legjislacionin e drejtësisë”.
“Çfarëdo përzgjedhje të bëni shpresoj shumë që të njëjtin ta ushtroni më përkushtim dhe profesionalizëm maksimal me ndershmëri dhe etik. Të pa ndikuar dhe të pa anshëm gjithmonë dhe më qëllim të përmirësimit të drejtësisë. Të gjithëve ju them me plotë bindje nëse udhëhiqeni nga parimet që i përmenda do të jeni vlerë e shtuar e sistemit tonë të drejtësisë dhe gjithë shoqërisë”.
“Kudo që orientoheni punoni me ndër, punoni me përkushtim, profesionalizëm dhe guxim dhe vetëm në bazë të përgjegjësive tuaja ligjore. Si ministre e drejtësisë jemi të përkushtuar të bëjmë reformat në drejtësi”, tha ajo.