Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për sulmin e Banjskës, më 24 shtator të vitit të kaluar. Ajo ka thënë se është shqetësuese që ende nuk ka aktakuzë të ngritur ndaj Milan Radoiçiqit, raporton Ekonomia Online.
Haxhiu ka theksuar se është e rëndësishme që edhe partnerët e Kosovës t’i bëjnë presion Serbisë që t’i dorëzojnë terroristët.
“Ne në vazhdimësi kemi shprehur shqetësimi për nuk është ngritur aktakuza për Rajdociqin. Po ashtu edhe për terroristët tjerë të cilët kanë qenë pjesë e grupit terrorist. Dihet qëllimi nga Serbia, ai grup është trajnuar dhe financuar nga Serbia. Ne mirëpresim aktakuzën ndaj krye-terroristit dhe të tjerëve. Më 24 shtator bëhen një vit, është e rëndësishme që partnerët tanë t’i bëjnë presion Serbisë që të dorëzojë ata persona”, ka thënë Haxhiu.