Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar pushtetin që nuk dha votat në Komisionin për Shëndetësi, për projektligjin e propozuar nga PDK për rregullimin e çmimit të barnave.
“Është shumë me rëndësi për qytetarët që ta kalojmë shpejt në lexim të parë, në shtator ta miratojmë ligjin. Cka ndodhë nëse Kuvendi shpërbëhet në vjeshtën e vonë sipas Arben Gashit edhe mbesim pa ligj të barnave. Pra, e kemi mundësinë me e rregullu tash. Ministria e paska një draft, e rregullojmë mes dy leximeve, çka ka të keqe këtu. Çka nëse ndodhë që vërtet Kuvendi shpërbëhet, e nuk do të ketë ligj, qytetarët vazhdojnë të paguajnë çmime të shtrenjta”, tha Haxhiu.