Haxhiu takohet me përfaqësues të Sindikatës së Judikaturës

????????????????????????????????????
Prishtinë | 02 Pri 2021 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me asistenten ekzekutive Berita Abazin pritën në një takim përfaqësuesit e Sindikatës së Judikaturës, kryetarin Bahri Jashari, nënkryetarin Hasan Rukovci, si dhe anëtarë të tjerë Besarta Sopa dhe Hajzer Behrami.

Në këtë takim përfaqësuesit e sindikatës adresuan disa kërkesa ku sipas tyre mbetet e rëndësishme nevoja për t’u përfshirë në Pakon e Rimëkëmbjes, si dhe nevoja e hartimit të një ligj që rregullon statusin e punëtorëve të sistemit të drejtësisë.

Duke qenë në pajtueshmëri të plotë me kërkesën e punëtorëve për trajtim të veçantë me ligj, ministrja u zotua që do të inicioj së pari koncept dokumentin dhe më pas projektligjin që adreson rregullimin e statusit të punonjësve të administratës së sistemit të drejtësisë duke pasur parasysh nevojën e tij për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm të stafit të administratës.

Ministrja Haxhiu u shpreh e gatshme për të dëgjuar dhe respektuar zërin sindikal të punëtorëve dhe çdo herë duke synuar plotësimin e kërkesave për brenda linjës ligjore.

Të ngjashme