Haxhiu takon disa familjarë të dëshmorëve: Takimi ishte emocionues dhe motivues për fitoren e PDK-së

Prishtinë | 30 Jan 2025 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka takuar disa familjarë të dëshmorëve në Vushtrri, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu ka thënë se takimi me ta ishte emocionues dhe motivues për fitoren e PDK-së më 9 shkurt.

“Takimi me familjet e dëshmorëve në Vushtrri ishte emocionues dhe motivues për fitoren e PDK-së më 9 shkurt. Ata që kanë dhënë shumë për atdheun e dinë më së miri vlerën e lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit, prandaj po e mbështesin fuqishëm Bedri Hamzën për Kryeministër, sepse vetëm me Bedri Hamzën Kosova do të zhvillohet dhe fuqizohet si shtet”, ka shkruar Hamza.

Të ngjashme