Haxhiu takon homologun e saj nga Maqedonia e Veriut

Prishtinë | 05 Gus 2024 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar sot me homologun e saj maqedonas, Igor Filkov.

“Gjatë vizitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zhvillova takim me Ministrin e ri të Drejtësisë, Igor Filkov, me të cilin u dakorduam për një takim të përbashkët mes dy ministrive në shtator për të vazhduar diskutimin dhe veprimet në çështjet e interesit të përbashkët dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Të ngjashme