Haxhiu: Thaçi për ta mbuluar përgjegjësinë sillej si palaço

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk pajtohet me ata që thonë që Presidenti Hashim Thaçi nuk tha asgjë sot gjatë raportimit në Komisionin Hetimor për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq.

“Në fakt dëshmitari Thaçi për me mbulu përgjegjësinë e tij dhe involvimin e tij në gjithë procesin e dëbimit të shtetasve turq, sillej si palaço”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Çdo ditë e tij në krye të presidencës, krijon pasiguri më të madhe për qytetarët!”

Të ngjashme