Haxhiu thirrje të gjithëve “së bashku të mbrojmë vajzat e gratë në vendin tonë”

Prishtinë | 11 Dhj 2024 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Në përmbyllje të fushatës globale kundër dhunës me bazë gjinore, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një video mesazhi ka adresuar thirrjen që të eliminohet dhuna me bazë gjinore dhe të gjithë të jenë bashkuar për të mbrojtur vajzat e gratë në Kosovë., raporton Ekonomia Online.

“Kemi bërë shumë, por jemi të vetëdijshëm që kemi ende shumë punë përpara. Andaj në vend të një ceremonie përmbyllëse ju bëjë thirrje që të vazhdojmë punën e të qëndrojmë të bashkuar pa dallim gjinie, burra e gra sepse vetëm së bashku do të arrijmë të mbrojmë vajzat e gratë në vendin tonë, sot e çdo ditë tjetër”, ka thënë Haxhiu në këtë video mesazh.

Fushata “16 ditët e aktivizmit” nisi me 25 nëntor, kurse për 16 ditë të kësaj fushate janë organizuar mbi 70 aktivitete në mbarë vendin, diskutime e tryeza, aktivitete kulturore e sportive, vizita e takime me gra.

Të ngjashme