Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur që vendimi i Qeverisë Haradinaj për rritje të pagave të kabinetit qeveritar tashmë është dërguar në Agjensionin Kundër Korrupsionit.
Haxhiu ka shtuar që ky vendim do të dërgohet edhe në Gjykatën Kushtetuese, ngaqë është në shpërputhje me gjendjen socio-ekonomike në vend.
“Si mund të rrijë Ramush Haradinaj i qetë kur ka pagën dhjetëfish më të madhe se pagat në vend, apo katërdhjetfish më të lartë se të pensionistëve?” ka thënë Haxhiu.