Haxhiu: Vetëvendosje merr pjesë në takimin e nesërm të thirrur nga presidentja

Prishtinë | 01 Kor 2025 | 12:05 | Nga Gzim Mujaj

E propozuara e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu, pohoi se Vetëvendosje do të marrë pjesë në takimin e nesërm të partive politike, të ftuara nga presidentja Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.

“Ne jemi të gatshëm që të marrim pjesë në takimet e radhës, të ftuara nga presidentja Osmani. Nuk përjashtojmë asnjëherë të këtë takime që ftohen edhe nga kryetari Kurti. Është e pakuptimtë të shkosh në takim dhe të mos bësh asnjë lëvizje, për sa kohë ne kemi bërë lëvizje”, tha ajo.

Të ngjashme