Haxhiu: Villa e “Brate-Zemlakut” të Mimoza Kusarit, u ndërtua në kohën e pushtetit të VV-së

Prishtinë | 29 Tet 2024 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se villa e kryeterroristit serb, Milan Radojiçiq është ndërtuar nën udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Madje, me këtë ka ofruar edhe dëshmi në rrjetin social, Facebook.

“Villa e Radojçiqit “Brate-Zemlakut” të Mimoza Kusarit, u ndërtua në kohën e pushtetit të LVV-së. Të gjitha fotografitë dhe dëshmitë e vërtetojnë këtë”, ka shkruar ndër të tjerash Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se ndërtimi i shtëpive të shqiptarëve ka filluar qysh në vitin 2008. Ndërsa në vitin 2014 janë ndërtuar 220 shtëpi.

“Ndërtimet e shtëpive të shqiptarëve në Veri kanë filluar në vitin 2008 në kohën kur vendi qeverisej nga PDK-ja dhe deri në vitin 2014 janë ndërtuar mbi 220 shtëpi të shqiptarëve atje. Në qeverisjen e PDK-s janë ndërtuar shtëpitë e shqiptarëve nën breshërinë e plumbave, është investuar në rrugë, ujësjellës, kanalizime. Këto punë janë përfunduar në heshtje, pa marketing, pa publikim të fotove nëpër fb as për propagandë por për vendin tonë. Në atë kohë LVV ishte rreshtuar njejtë me politikën e UNMIK-ut dhe Serbisë duke e penguar rindërtimin në Veri. Tani për 5 vite qeverisje LVV nuk ka përfunduar asnjë projekt në veri të vendi, nuk përfunduan asnjë shtëpi të shqiptarëve, por në muajin Prill 2024 Qeveria Kurti ndau 4 milionë euro për ndërtim te shtëpive për serbët që jetojnë në katër komunat veriore të vendit. Duke mos realizuar asnjë projekt infrastrukturor në Veri, LVV rrugën Bare-Selac në Shalë e prezantonë si rrugë të veriut”, ka shkruar Haxhiu.

Të ngjashme