Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka vizituar të premten kompaninë “Wintech Shpk”, e cila posedon më shumë se 180 punëtorë.
Haxhiu ka thënë se nën qeverisjen e PDK-së, kompani të tilla do të shndërrohen në prioritet, ndërsa thekson se programi i tyre për zhvillim ekonomik, do t’i mbështesë fuqishëm këto biznese.
“Vizituam kompaninë Wintech Shpk, e cila ka më shumë se 180 punëtorë të punësuar dhe është themeluar nga Vëllezërit Asllani. Kompania merret me prodhimin dhe përpunimin e xhamit, aluminit dhe disa materialeve të tjera. Kompani të tilla që eksportojnë vazhdimisht janë një shembull i shkëlqyer i suksesit vendor, ndaj ju treguam se programi ynë për zhvillim ekonomik do t’i mbështesë fuqishëm këto biznese, pasi ato janë themeli i një ekonomie të fuqishme dhe çelësi për hapjen e mundësive të reja për qytetarët e Kosovës. Me qeverinë tonë pas 9 shkurtit, kjo do të shndërrohet në prioritet”, ka shkruar Haxhiu.