Haxhiu viziton për Bajram familjen e heroit Afrim Bunjaku

Prishtinë | 10 Pri 2024 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, me rastin e festës së Fitër Bajramit, e ka vizituar familjen e heroit Afrim Bunjaku.

Haxhiu në Facebook e ka publikuar një fotografi me familjarët e policit të ndjerë.

“Për Bajram në familjen e heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Haxhiu.

Heroi Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë në sulmin terrorist që u krye ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë.

Të ngjashme