Eden Hazard dhe Kevin De Bruyne do të jenë të gatshëm për ndeshjen çerekfinale të EURO 2020 kundër Italisë.
Sulmuesi dhe mesfushori, të cilët kanë qenë në të shkuarën shokë skuadre te Chelsea, kanë fluturuar drejt Gjermanisë.
Hazard dhe De Bruyne patën probleme gjatë duelit me Portugalinë dhe ishin në dyshim deri në momentet e fundit.
Gjithsesi për trajnerin Roberto Martinez ka lajme të mira, pasi që të dy yjet e skuadrës do jenë në dispozicion të tij për duelin me Italinë.