Hazard: Dua t’i shpaguaj paratë e investuar nga Real Madridi në mua

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Eden Hazard është duke tentuar që në këtë edicion të rikthehet në formën e tij më të lartë.

Ylli belg deri më tani nuk ka arritur t’i shfaq cilësitë që kishte te Chelsea, pasi te Real Madridi është përcjellë po ashtu nga shumë lëndime.

Por, reprezentuesi i Belgjikës ka deklaruar se ai do të tentojë t’i shpaguajë paratë që Los Blancos kanë investuar në të.

“Real Madridi ka shpenzuar shumë para në mua, dëshiroj që t’ia shpaguajë ato”, ka thënë Hazard në një intervistë për HLN.

“Nënshkrova pesë vite, dy të parat nuk kanë qenë të mira por kam edhe tri të tjera për të treguar që paratë e investuara kanë qenë të drejta. Shpresoj që të punoj, shpresoj që të zgjohem në një mëngjes dhe t’ia tregojë të tjerëve që jam në maksimum në stërvitje, por pres momentin që të tregoj çfarë di të bëjë”.

Kur është pyetur mbi perceptimin që ai gjithmonë ka qenë i lënduar, ish ylli i Lille ka qenë i shpejt për ta mbrojtur vetveten.

Të ngjashme