Forma e mirë nëpër të cilën po kalon Eden Hazardi është shpërblyer pasi ai mori çmimin e Lojtarit të Muajit në Premier League për muajin shtator.
Sulmuesi i Chelseat ka qenë i lidhur ngushtë me kalimin në Real Madrid gjatë verës, kurse këtë sezon ka shënuar pesë gola në katër ndeshje të ligës, për të mbajtur të pamposhtur ekipin e Maurizio Sarrit.
Belgu nuk ka shprehur interesim për kalimin e tij në Madrid pasi ai këmbënguli gjatë javës që nuk do të largohet nga “Stamford Bridge” në janar.
Përveç saj, çmimin për trajnerin e muajit e mori Nuno Espirito Santo i ekipit të Wolëesit, i cili nuk di për humbje në këtë sezon, kurse për golin më të mirë të muajit u shpërblye Daniel Sturridge për golin e tij kundër Chelseat.