Sulmuesi i Real Madridit, i cili u përball me konkurrencë nga Kevin de Bruyne dhe Romelu Lukaku, e fitoi çmimin për futbollistin më të mirë holandez në ligat e huaja për të tretin vit radhazi.
E përditshmja belge, Het Laastste Nieuws, i ndan çdo vit çmimet për futbollistët më të mirë belg, si në ligën belge, ashtu edhe në ligat e huaja. Për të tretin vit radhazi, më i miri është zgjedhur Eden Hazardi, transmeton Gazeta Express.
Anësori i Real Madridit e fitoi çmimin falë 458 pikëve që i mori, ndërsa e la prapa Kevin de Bruynen e Manchester Cityt dhe Romelu Lukakun e Interit. De Bruyne i grumbulloi 348 pikë dhe Lukaku 248.
Pasi që ende është duke u rikuperuar nga një lëndim, Hazardi e pati të pamundur të shkonte në ceremoni për ta marrë çmimin e tij, mirëpo e pranoi atë përmes një videoje dhe i falënderoi bashkëlojtarët për mirënjohjen.
Radhitja finale: