Haziri apel qytetarëve të Gjilanit: Kujdesuni, e mos u bëni për kujdes intensiv

Prishtinë | 24 Tet 2020 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Në Gjilan numri i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 1 mijë e 356, ndërsa numri i të shëruarve në 1 mijë e 30.

Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se edhe 172 mostra janë në pritje, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 48.

 “I ftoj qytetarët që t’i evitojnë gjobat duke i respektuar masat kundër përhapjes së virusit dhe t’i kthehen solidaritetit e lojalitetit kundër COVID-19. Kujdes, e mos u bën për kujdes intensiv”, tha Haziri.

Të ngjashme