Pjesëtarët e EULEX-it sot bastisën shtëpinë e Jakup Krasniqit, të cilën më pas edhe e arrestuan. Për arrestimin e tij reaguan shumë politikanë të Kosovës, të cilët e cilësuan të padrejtë arrestimin e tij.
Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
“#BacaJakup, luftën për Kosovë e ke fituar! #besojmënëdrejtësi”, ka shkruar Haziri.
Krasniqi është arrestuar pas 10 orësh bastisjeje në shtëpinë e tij, ndërsa pritet transferimi i tij në Hagë.