Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka ndarë një rrëfim personal për një bisedë që kishte pasur vite më parë me Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Haziri tha se Rugova e kishte këshilluar për rëndësinë e përfshirjes së të gjithëve në ndërtimin e shtetit.
“Unë jam një prej atyre të parëve që (Ibrahim Rugova) më ka thënë në Gjilan, dëgjo, ne jemi të interesuar me bë fitore solide, jo fitore të madhe. U ka thënë edhe votuesve të LDK-së. Votoni edhe ata. Mua, në një takim të ngushtë me pak njerëz, më ka thënë, ‘Dëgjo, pavarësisht sa fitojmë ne, duhet me i marrë e me i vendos të gjithë brenda në shtëpi, sepse këtë shtëpi që po e ndërtojmë, republikën po e ndërtojmë, po e ndërtojmë për të gjithë. Duhet me i eduku meshkujt, burrat e gratë, se shtëpia mbahet bashkë”, u shpreh Haziri në Klan Kosova.