Haziri: Emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK-së

Prishtinë | 02 Nën 2019 | 23:27 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se emri i kryeministrit të ardhshëm kalon nëpër zyre të LDK-së.

Ai ndër të tjera, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme, duke shtuar se, sistemi zgjedhor në vend nuk e mundëson këtë.

“Tashmë dihet që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër. Por, ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK-së”, ka shkruar ai.

Të ngjashme