Haziri: Gjendja me COVID-19 nëpër shkolla e Gjilanit është përmirësuar shumë

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Gjendja me pandeminë COVID-19 nëpër shkollat e Gjilanit është përmirësuar jashtëzakonisht shumë, shkruan Gazeta Express.

Kështu bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, i cili përmes një postimi në Facebook tha se nga 52 raste pozitive që kanë qenë në shkollat private dhe publike, sot ky numër ka rënë në 22 raste aktive.

“Nga 52 raste pozitive që i kemi pasur në shkollat private dhe publike, sot ky numër ka rënë në 22 raste aktive. Prej tyre 14 janë mësimdhënës, 4 nxënës, 3 punëtorë administrativë dhe 1 punëtor teknik. Apeloj të gjithë qytetarët që të vazhdojnë t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore që është bartja e masave, mbajtja e distancës mes vete dhe pastrimi i duarve. Kujdes e mos u bën për kujdes intenziv”, shkroi Haziri.

Kujtojmë se ditët e fundit Kosova po shënon rritje të rasteve me COVID-19, ku vetëm sot u konfirmuan 284 raste pozitive.

Të ngjashme