Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka raportuar të martën para Kuvendit Komunal për punën një vjeçare.
Gjatë raportimit të tij i pari i Gjilanit ka prezantuar disa aktivitete që i ka realizuar gjatë viti 2018-të.
Me këtë rast Haziri ka thënë se viti i kaluar ka qenë mjaft i vështirë, por i suksesshëm pasi janë arritur objektivat e parapara.
“2018-ta mund të konsiderohet një vit jashtëzakonisht i suksesshëm në planin buxhetor, i cili
është realizuar mbi 97 për qind, sikurse edhe te investimet, të cilat janë realizuar në shkallën 86
për qind”, ka thënë Haziri.
Sipas tij janë bërë investime janë bërë në infrastrukturën rrugore, ujësjellës, kanalizime, trotuare,
gjithandej territorit të komunës së Gjilanit.
Ai shtoi:
“Tashmë ka përfunduar pjesa më e madhe e rrugës hyrëse me katër krosi Gjilan-Ferizaj, e cila përfundon te stacioni i autobusëve, ndërkohë që në bashkëpunim me qeverinë do të vazhdohet projekti për zgjerimin e kësaj rruge, deri në Kllokot, sikurse sivjet do të fillohet me ndërtimin e rrugës me katër krosi edhe në drejtim të Prishtinës, deri në fshatin Bresalc”, njofton Komuna e Gjilanit.