Haziri: Jemi ftu për president, pas takimit të radhës u pa që përfundum me një ofertë për qeverisje

Prishtinë | 20 Pri 2026 | 21:11 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se është joserioze që LDK të ftohet në takim për zgjedhjen e presidentit, dhe të “përfundojë me ofertë për qeverisje”.

Këto detaje i dha Haziri në T7, pasi sot u dakordua që LDK s’do ketë më takim me Kurtin për presidentin.

“Ky hap ka qenë zgjedhja e presidentit, jemi ftu me folë për president, se qeveria është zgjedhë, kuvendi është konstitu, buxheti është miratu, ligjet ndërkombëtare janë ratifiku me ndihmën e LDK-së dhe partive tjera..Tani mi mbajtë disa takime dhe me përfundu me ofertë për qeverisje është joserioze…Mu ndjeh që jemi mashtu”, tha Haziri.

Të ngjashme