Haziri: Ka përgjysmim të besimit të qytetarëve te Qeveria, LDK gati për zgjedhje

Prishtinë | 26 Kor 2023 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka thënë se ky subjekt politik është i gatshëm që të shkojë në zgjedhje nëse ato do të shpalleshin nesër.

Ai i ka komentuar rezultatet e anketës së UNDP-së “Pulsi Publik” duke shtuar se kjo anketë është kryer në muajin prill, në një kohë kur sipas tij, kriza në vend ka qenë në kulmin e saj.

“Tani ka pozicione të besueshmërisë se perceptimi publik për institucione të caktuara dhe ka rritje në krahasim me vitin e kaluar. Përderisa vitin e kaluar ka qenë pika më e lartë, janë krenuar me atë rezultat, por në politika të brendshme ka rënie ose përgjysmim të besimit”, ka thënë Haziri në Rubikon në Klan Kosova.

Sipas tij, kjo luhatje e qytetarëve duhet të shihet në muajt e ardhshëm se si po zhvillohet.

“Nëse nesër vendoset ose shkaktohen zgjedhjet, ne jemi të gatshëm për zgjedhje. Opozita kurrfarë punë tjetër parësore nuk ka përpos të mbajë zgjedhje”, ka shtuar ai tutje.

Të ngjashme