Haziri kritikon veprimin e Sveçlës: “Shtëpia e Radoiçiqit duhet të shkatërrohet”

Prishtinë | 13 Qer 2024 | 22:49 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se shtëpia e kriminelit Milan Radoiçiq duhet të shkatërrohet sepse është sinonim i së keqes dhe se është bizare që në shtëpi të tilla ku ishte planifikuar krimi të shkojnë dy ministra të qeverisë, të hyjnë brenda e të shëtisin.

“Ajo është sinonim i diçkahit, nuk mund të bëhet as e imja e as e Kosovës, as e atyre ministrave. Ato vende shkulen, largohen nga aty se janë sinonim i së keqes”.

“Është gabim të hyhet në atë objekt dhe të pasqyrohet diçka si triumfalizëm. Popujt kanë lapidare  dhe simbolika të mëdha të triumfeve të luftërave të mëdha, por të shkohet si triumfalist me hy në një shtëpi terroristi, nuk është seriozë dhe nuk duhet ë lejohet që një shtet i tërë të bie në narrativën e tillë”.

“Ka vende në botë që edhe nëse ka ndodhur me krim të organizuar diçka, i kanë zhbërë ato objekte”, theksoi Haziri.

Të ngjashme