Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri duke folur për zhvillimet në veri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të tërhiqet.
Ai ka thënë se kështu ka ndodhur gjithmonë, ku krizat janë zgjidhur me tërheqjen e Kurtit.
“Z.Kurti ka më lëshu pe, sepse gjitha krizat në Kosovë janë zgjidhur me tërheqjen e z.Kurit. Asnjë krizë nuk e ka fituar”, ka thënë ai .
Ndërsa ai për zgjidhjen e situatës ka thënë se kryetarët kanë mundur me punuar në zyre alternative për së paku gjashtë muaj dhe më së shumti dy vjet.
Por, Haziri në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1, tha se Kurti u ka organizuar zgjedhje të shpejta dhe se kryetarët e zgjedhur në komunat veriore kanë me u regjistru në librin Rekordeve Guinness.
“Kanë mundur këta kryetarë të zgjedhur me qenë në zyre alternative më së paku gjashtë muaj më së largu dy vjet. Kurti ua ka organizuar zgjedhjet e shpejta dhe këta njerëz kanë me u mbajt në mend si njerëz në tentativë me u ba kryetar të komunave e që kanë me qenë për libër të Guinness-it , sepse edhe kanë me u regjistrua si njerëz që kanë fituar mandat, e njerëz që s’kanë kry mandat. As s’kanë fillu as se kanë kry”, tha Haziri.